KEK-u – Prishtina, rezultati është i thellë

Prishtina ka fituar miqësoren me KEK-un të zhvilluar në Obiliq me rezultat 4:0, por paraqitja e të përzgjedhurëve të trajnerit Kushtrim Munishi, veçmas në pjesën e parë, nuk ka qenë e kënaqëshme.

Heroi i finales së Kupës, Abdul Basit Khalid realizoi dy herë, derisa me nga një gol kontribuan edhe Mankenda dhe Blend Baftiu. Të gjitha golat u realizuan në pjesën e dytë, shkruan Gazeta Sheshi.

Duhet kujtuar se në këtë ballafaqim i dha fund karrierës si futbollist aktiv kapiteni i KEK-ut, Afrim Visoka, i cili u përshëndet në një ceremoni modeste.