Vendet që kanë edhe nuk kanë fituar asnjëherë medalje olimpike

Lojërat Olimpike vlerësohen si ngjarja më e rëndësishme sportive në botë. Shumë sportistë nga shumë vende mundohen të lënë gjurmë në këtë ngjarje, duke fituar ndonjë medalje.

Që nga ekzistimi i tyre nga viti 1896 deri në organizimin e fundit në Londra 2012, shtetet që spikasin më shumë në sport në lojërat olimpike verore, janë kryesisht edhe ato vende që janë më të zhvilluarat, por jo domosdoshmërish, njofton lajmi.net.

SHBA-të zënë vendin e parë me 2399 medalje olimpike verore në tërësi, të pasur nga Rusia edhe si trashëguese e Bashkimit Sovjetik me rreth 1400, pasojnë vendet e Evropës si Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe por edhe ato aziatike si Kina, Japonia, Koreje e Jugut etj.

Ka disa shtete që vazhdojnë t’i kujtojnë vetëm ato pak medalje të fituara, siç janë disa shtete të vogla afrikane, nga Kaukazi e më gjerë. Por ka edhe nga ato që nuk e kanë fituar asnjë medalje olimpike gjatë gjithë historisë, prej tyre vetëm në rajonin tonë janë Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina.

Për çdo edicion, në lojërat olimpike pothuajse paraqitet ose ndonjë shtet i ri i pranuar, apo edhe ndonjë grup ose etni.

Kësaj radhe për herë të parë është paraqitur Kosova e pranuar me të drejta të plota. Përveç kësaj, Kosova pritet edhe të fitojë ndonjë medalje, nga dy xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, për të bërë të mundshme që në pjesëmarrjen e parë, të futen në mesin e atyre shteteve që janë stolisur me medalje.

Në vazhdim mund t’i shihni tabelat e shteteve që kanë fituar më së shumti medalje olimpike, ato që kanë fituar pak prej tyre dhe ato që nuk kanë fituar fare.