Sulm me thikë në Londër, 1 e vdekur 5 të plagosur

Një e vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i një sulmi me thikë në sheshin Russell të Londrës.

Nga sa raportojnë mediat britanike viktima është një 60-vjeçare, ndërsa personat e tjerë kanë marrë lëndime të shumta në trup dhe janë transportuar në spital.

Policia ka arrestuar pas sulmit një djalë 19 vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i kësaj ngjarje.

Autoritetet britanike kanë nisur hetimet për dy pista, një nga hipotezat e para është se 19-vjeçari ka çrregullime mendore, por paralelisht po hetohet edhe për një sulm terrorist.