Drita zbarkon në Ohër

Nga një moment që rrezikonte të ardhmen e klubit, Drita shndërrohet në njërën prej skuadrave më stabile në Superligë.

Ky është fati që përcolli skuadrën gjilanase në verën e “nxehtë” me shumë vuajtje.

Dhe, rezultatet veçse po shihen. Pas përforcimeve, ekspedita e Dritës në krye me trajnerin Sadat Pajazit tashmë ndodhen në Ohër për përgatitje shtesë.

Skuadra kaltër e bardhë do të qëndrojë për dhjetë ditë jashtë vendit, me ç’rast do të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndërkohë, e veçantë e gjithë kësaj është se futbollistët e Dritës janë vendosur në “folenë” ku deri sot paradite ishin homologët e tyre kampionë të Feronikelit.