Një ndër sulmuesit më të mirë të Bundesligës mund të lerë futbollin (FOTO)

Shtefan Kisling është duke menduar seriozisht tërheqjen nga futbolli i luajtur. Sulmuesi i njohur gjerman është vetëm 32 vjeç, por ka kohë që vuan nga një dëmtim në fundshpinë dhe po mendon tërheqjen, nëse dhimbjet do të shtohen.


Ylli i “Aspirinave”, i cili ka shënuar 127 gola në 316 ndeshje me këtë klub, ka qenë edhe pjesë e kombëtares gjermane në të shkuarën, ndërkohë që ka edhe dy vite kontratë me klubin ku luan që prej vitit 2006. Sezoni i fundit ishte më i dobëti në aspektin personal për Kisling, që shënoi 5 gola në Bundesligë e 3 në kupë, si asnjëherë më parë, por pikërisht dëmtimi që i rrezikon karrierën nuk e lejoi të jepte më të mirën e vet.