Ferizaj – Prishtina, ky është rezultati i miqësores

Dy anëtarët e Superligës, Ferizaj dhe Prishtina, kanë luajtur baraz (1-1), në stadiumin Ismet Shabani në Ferizaj, përcjellë Gazeta Sheshi nga sajti zyrtar i klubit prishtinas.

Fillimisht ishin udhëtuesit ata që kaluan në epërsi, pas një supergoli të realizuar nga Liridon Leci në minutën 22-të. Alo mbrojtësi prishtinas arriti të realizoj nga një largësi prej më tepër se 20 metra për ti zhbllokuar shifrat 0-1.

Një gol edhe më të bukur e realizoi futbollisti vendas Qerim Tershani një minutë para se të mbyllej pjesa e parë, deri sa qëlloi sakt nga gjuajtja e lirë.

Me shifra të barabarta u mbyll fraksioni i parë dhe i dytë i lojës, i cili u mbyll pesë minuta më herët se që duhej.

Ferizaj – Prishtina 1-1

Ferizaj: Leutrim Rexhepi – Albion Pirra, Agron Istrefi, Mirsad Idrizi, Qerim Tershana, Florent Ahmeti, Behar Bardhi, Ardian Selimi, Muhabi Bushi, Labinot Shabani, Enis Kukaj. Kryetrajner: Agron Selmani.

Prishtina (4-3-3): Visar Bekaj – Genc Hamiti, Armend Dallku /c/, Liridon Leci, Gentrit Dumani – Endrit Krasniqi, Debatik Curri, Blend Baftiu – Kreshnik Lushtaku, Gauthier Mankenda, Basit Abdul Khalid. Kryetrajner: Kushtrim Munishi.