“The Telegraph” fton lexuesit e saj për të udhëtuar në Shqipëri (FOTO LAJM)

Gazeta e njohur britanike, “The Telegraph” fton lexuesit e saj te udhetuar nëpër Shqipëri, për të zbuluar një vend, që gazeta e quan me bukuri mahnitëse.

Të ftuar në këtë udhetim si miq specialë do jenë dy gazetarë shumë të njohur britanikë, John Stapleton dhe Lynn Faulds Wood. Udhëtimi zgjat tetë ditë dhe nis nga Tirana. Më pas do të udhëtonte në Krujë dhe në Shkodër.

Nga Shkodra do shkohet në Elbasan dhe në Liqenin e Ohrit. Në kthim do të vizitohet Berati, Gjirokastra dhe Saranda. Udhetimi do të vazhdojë në Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe do të përfundojë në Durrës. Kostoja e udhëtimit për britanikët shkon rreth 1700 funta.

 

247514