Drenica – Vushtrria, ky është rezultati i miqësores

Drenica ka zhvilluar edhe miqësoren e radhës. Përballë skenderajasve në stadiumin “Bajram Aliu” ishte Vushtrria, që u përcoll me tri gola, derisa realizoi vetëm një, transmeton Gazeta Sheshi.

Golat për ekipin e trajnerit Afrim Jashari i realizoi Granit Arifaj, Sami Geci nga penalltia dhe i riu i ardhur nga Dukagjini, Arb Manaj.

Bajram Zuqaku realizoi për vushtrriasit.

Drenica është nga skuadrat më aktive të Superligës me ndeshje kontrolluese.