Papa e tregon futbollistin më të mirë në histori

Papa Françesku mendon që Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futboll.

I pyetur se nëse Pele apo Maradona është më i miri në histori, ai është përgjigjur duke thënë se asnjëri nga ta por Messi.

“Për mua është Messi”, ishte përgjigja e Papës, pa dhënë më tepër shpjegime, përcjell Lajmi.net nga Sport.es.