Kjo pamje nga stadiumi i Vëllaznimit do t’ju befasojë

Skuadra e Vëllaznimit njihet për tifozerinë e shumtë pavarësisht faktit se me kë luan skuadra e tyre e zemrës.

Kjo u dëshmua edhe dje në miqësoren që gjakovarët e zhvilluan me Prishtinën (0:0).

Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Në një foto të shkrepur nga zëdhënësi për media i Prishtinës, Avni Durmishi, shihet një numër i madh i bicikletave në stadium, me të cilat kanë ardhur ta shikojnë ndeshjen shikuesit gjakovarë, transmeton Gazeta Sheshi.

Vërtetë pamje interesante…