Napoli kundër Higuain, një picë 0.99 euro nëse dëmtohet “tradhtari”!

Një picë për vetëm 0.99 euro ose 99 cent… në rast se Gonzalo Higuain dëmtohet. Nuk është një provokim i thjeshtë i një tifozi të Napolit, i zhgënjyer nga transferimi i sulmuesit argjentinas te Juventus, por një ofertë e mirëfilltë e publikuar nga një piceri napolitane në rrjetin social “Facebook”. Oferta është e vlefshme për gjithë muajin shtator…

higi
Nga faqja në “Facebook” e “Show Pizza”, një restorant në rrugën Mario Ruta, në lagjen Vomero të Napolit, është vendosur që në 48 orët që do të pasojnë dëmtimin e Gonzalo Higuain te Juventus, i cilësuar si “tradhtari”, do të ketë një ofertë të veçantë për klientët e tyre: “Picat e llojit Margerita do të kushtojnë vetëm 0.99 euro!”