Miqësore: Llapi – 2 Korriku, përfundon me këtë rezultat

Sfida miqësore ndërmjet Llapit dhe 2 Korrikut ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1. Realizator për skuadrën e Llapit ishte Bujar Idrizi, ndërkohë për kryeqytetasit realizoi Jetmir Topalli, shkruan Gazeta Sheshi.

Përbërja e Llapit ishte kjo:Ademi; Kadriu, Jashari, Sinani, Gjeorgjevski; Shaqiri, Namani, Idrizi; Emini, Krasniqi e Berbatovci

Në duelin e zhvilluar në Meradarë, trajnerët e dy skuadrave patën mundësinë të provojnë lojtarët në përbërjet e tyre dhe panë nga afër formën momentale të tyre.

Edhe gjatë ditëve në vazhdim dy skuadrat priten të zhvillojnë duele tjera kontrolluese.

/Gazeta Sheshi/