Struga – Feronikeli, ky është rezultati i miqësores

Skuadra e Feronikelit ka fituar sfidën miqësore me ekipin shqiptar nga qyteti i Strugës, FC Struga.

Shënues për kampionin e Kosovës ishin Haxhi Shala (2) dhe Mentor Zhdrella.

“Loja përveç që ishte një test për lojtarë, u zhvillua në frymën vëllazërore, për çka klubi i Feronieklit e falenderon FC Strugën dhe qytetarët vendas shqiptarë për mikpritjen vëllazërore. Dy skuadrat zhvilluan një ndeshje të pëlqyer, në njërën anë talentët shqiptarë nga Struga, treguan lojë atraktive dhe djemt kosovarë me përvojën që kanë treguan vlerat e kampionit, duke na bërë ta përjetojmë një pasdite të mrekullueshme”, shkruan faqja e Feronikelit në “Facebook”.

Ndeshja e radhës e kampionit kosovar është me Renovën.