Chelsea i kryen shërbim Arlind Ajetit

Chelsea raportohet se ka përgatitur një ofertë prej 18 milionë funtesh për mbrojtësin e Torinos, Nikola Maksimoviq.

Klubi anglez është në kërkim të një qendërmbrojtësi, pasi ka dështuar në transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci.

Siç raporton “The Mirror, trajneri Antonio Conte ka kthyer tani vëmendjen te Maksimoviqi dhe beson se me një ofertë prej 18 milionë funteve mund ta bindë 24-vjeçarin të kalojë në Angli.

Maksimoviq, që iu bashkua Torinos nga Ylli i Kuq i Beogradit në vitin 2013, ka kontratë me klubin e Arlind Ajetit deri më 2018.

Me largimin e serbit, do të përfitonte Ajeti, i cili nga trajneri i Torinos, Sinisa Mihajloviq shihet si alternativë në mbrojtje dhe jo si startues.