Barcelona parakalon pas 11 vitesh Real Madridin, ja pse bëhet fjalë

Italia jashtë, hendeku i përfitimeve, por jo vetëm, i klubeve të futbollit në Apenine me vendet e huaja vazhdon të zgjerohet. Kështu njofton sot prestigjiozja sportive italiane, “Gazzetta dello Sport”. Sipas saj, është koha për të bërë njoftimet e para rreth bilanceve të sezonit të kaluar. “Ke zili të lexosh shifrat e Barcelonës: klubi blaugrana ka njoftuar “prodhimin” e saj rekord, prej 679 milionë eurosh, duke përfshirë edhe fitimin. Pa ato, shitjet neto arritën në rreth 630 milionë euro (nesër do të zyrtarizohen në një konferencë shtypi).
BARCAAAAAAA sakteBarcelona ka tejkaluar kështu, për herë të parë, Real Madridin, i cili duhet të ketë regjistruar 620 milionë euro nga shitjet neto në sezonin 2015-2016 dhe ka qenë në krye të renditjes së klubeve europiane të futbollit për të ardhurat gjatë 11 sezoneve rresht. Por, të dy klubet spanjolle, pothuajse me siguri do të jenë të ndjekura nga Manchester United, që ka për qëllim të zërë një vend sa më të lartë në këtë renditje, për arsye të bumit të të drejtave televizive në Premier Ligë dhe kontratave të reja me “Adidas” e “Chevrolet”.

Real Madrid's Colombian midfielder James Rodriguez lifts the trophy after Real Madrid won the UEFA Champions League final football match between Real Madrid and Atletico Madrid at San Siro Stadium in Milan, on May 28, 2016. Real Madrid beat city rivals Atletico for the second time in three years to win the Champions League for the 11th time on May 28. / AFP / PIERRE-PHILIPPE MARCOU        (Photo credit should read PIERRE-PHILIPPE MARCOU/AFP/Getty Images)
“Djajtë e Kuq” kishin parashikuar të ardhura prej 500 deri në 510 milionë paundë, shumë e cila, në sajë të normës së favorshme të këmbimit (pre-Brexit) do të thotë 670 për 680 milionë euro. Në këtë drejtim janë bërë hapa të fuqishëm përpara, duke pasur parasysh se në sezonin 2014-2015 Real Madridi kishte qarkulluar 578 milionë euro, Barcelona 566 milionë euro, ndërsa Manchester United 519 milionë euro. Nëse konkurrentët europianë janë nga sezoni në sezon më të fortë financiarisht, klubet italiane vazhdojnë në zbritje, në një kohë kur futbolli është bërë një industri globale.

Barcelona-696x468
Juventusi, lider i padiskutueshëm në Itali, me të paktën 150 milionë euro të ardhura, në aspektin e qarkullimit të tyre, duhet të rritet me 350 milionë euro në sezonin 2015-2016 (ka pasur 328 milionë euro të ardhura në sezonin 2014-2015). Siç mund ta shikoni, distanca mes klubeve italiane të nivelit të lartë dhe elitës europiane është për faqe të zezë,“ – shkruan në numrin e sotëm “Gazzetta Dello Sport”.