Lojtari që theu këmbën vetëm 6 sekonda para se të mbaronte stërvitja

Trajneri i Peterborough United Grant McCann i ka dhënë kurajo Brad Inman për t’u shëruar sa më shpejtë nga dëmtimi i rëndë që pësoi vetëm gjashtë sekonda para se të mbaronte stërvitja. Mesfushori 24 vjeçar e pësoi dëmtimin vetëm 26 ditë pasi i ishte bashkuar ekipit nga League Two nga Crewe. Ai iu nënshtrua një operacioni ditën e shtunë dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave deri në nëntor.

“Nuk kisha parë një burrë të qante në atë mënyrë, kështu që më vjen shumë keq për të, por duhet të qëndrojmë të bashkuar,” shprehet McCann për BBC Radio. “Kishin mbetur edhe gjashtë sekonda për t’u stërvitur, kur ai theu këmbën. Ai iu nënshtrua një operacioni dhe jam i sigurt që do të rikthehet më i fortë se më parë. Të gjithë jemi të mërzitur për të.”