Dieta më e shpejtë me kos: dobësohuni pesë kilogramë për dhjetë ditë

Kosi është artikull i dobishëm ushqimor, i cili normalizon aktivitetin e organeve të tretjes, përmirëson imunitetin, ndihmon në “grumbullimin” dhe nxjerrjen helmeve nga organizmi dhe nxit metabolizmin.

Megjithatë, duke pasur parasysh që fjala është për nje dietë restriktive, nuk do të duhej të vazhdoni më shumë se 14 ditë.

Derisa jeni duke mbajtur dietën me kos, preferohen këta artikuj:

  • kos natyral – 500 g në ditë;
  • pemë – deri në 300 g në ditë (përveç rrushit, pjeprit dhe shalqirit, për shkak të sasisë së madhe të sheqerit);
  • perime (frutat) – deri një 300 g në ditë (domate, rrikë të kuqe, lakër me gjethe Brassica oleracea acephala, tranguj, speca…).

Është me rëndësi që të hahen 500 gr kos në ditë, por si do ta ndani në racione, kjo është çështje juaj.

Lista e gjellave

  • Mengjesi
    Përzierje e kosit dhe mjedrave, një gotë e vogël çaj i gjelbër apo lëngu të pastër portokalli.
  • Dreka
    Një gotë çaj bimor, supë e ftohtë e bërë nga kosi dhe trangujt e prerë në rrathë të vegjël, 100 g mish i zier, sallatë nga trangujt, domate dhe bimë erëzash, kosi sipas dëshirës, ndërkaq një gotë limonade të ngrohtë (pa sheqer).
  • Racioni midis drekës dhe darkës (zamra)
    Domate me kos. Në kos shtoni pak senf, pak kripë dhe përzieni pak në blender.
  • Darka
    Një gotë e ngrohtë çaj bimësh, bizele e zier në avull me kos, një gotë limonadë e ngrohtë (pa sheqer).