Dafina Zeqiri rikthen modën e viteve ‘90

Sigurisht Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më seksi dhe më interesante në në Kosovë e Shqipëri. Edhe kur vjen puna për stilin e saj të gjithë janë dakord se Duffy di gjithmonë të sjellë risi.

Kohët e fundit është vënë re se moda e viteve ’90, me qafore apo mbytës që janë varëse vërtet të ngushta pas qafës, është rikthyer.

Por, Duffy e ka çuar lojën një nivel më lart me një mbytës të përmasave më të mëdha. Ajo është fotografuar në makinë dhe duket se kjo varëse nuk e shqetëson aspak, madje ky është një aksesor që padyshim mund ta quajmë “statement piece”.