Ndahet me Realin, Kovacic befason me klubin e ri (Foto)

Real Madrid është i gatshëm ta shesë mesfushorin Mateo Kovacic.

Reprezentuesi kroat nuk ka arritur të lë gjurmë në Santiago Bernabeu. Andaj, ai është në kërkim të një skuadre të re.

Sipas mediave spanjolle, Kovacic mund të transferohet në Liverpool, përcjell “Lajmi.net”.

Menaxheri i “Reds”, Jurgen Klopp pëlqen karakteristikat e ish mesfushorit të Interit, dhe e konsideron si përforcim të dobishëm në Anfield.