Milani është gati për goditjen e parë (Foto)

Milan është i gatshëm të realizojë një përforcim të madh.

“Rossonerët” kanë bërë gati 25 milionë euro për blerjen e mesfushorit nga Chelsea, raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

Cuadrado shkëlqeu gjatë edicionit të kaluar në formë të huazimit në Juventus.

Por, ai ka njoftuar Chelsean se nuk dëshiron të mbetet në klub për sezonin e ri.

Andaj, Milan është i gatshëm t’i gëzojë tifozët duke e transferuar në “San Siro”.