Kjo skuadër bllokon transferimin e Pogbas te Unitedi

Manchester Unitedi raportohet se ka rritur ofertën për Paul Pogban në 110 milionë euro, por akoma nuk ka arritur të kompletojë transferimin, pasi Juventusi është duke bllokuar largimin e futbollistit.

Siç raporton “The Guardian”, Juventusi është duke bllokuar këtë transferim pasi dëshiron që të gjithë shumën ta marrë njëherësh dhe atë ta shfrytëzojë për blerjen e Gonzalo Higuainit nga Napoli.

23-vjeçari thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin anglez, katër vjet pas largimit drejt kampionit të Juventusit.

Nëse realizohet ky transferim, “Djajtë e Kuq” do të thyejnë rekordin e transferimit më të shtrenjtë në histori.

United këtë verë ka transferuar Henrikh Mkhitaryanin, Eric Baillyn dhe Zlatan Ibrahimoviqin.