Humb në Kinë aeroplani me lojtarë i Unitedit (Foto+Video)

Ekipi i Manchester United u nis me aeroplan për në Pekin për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Manchester Cityt.

Por, aeroplani u “zhduk” në motin e ligë në Kinë. Andaj, ata u desh të bëjnë një aterrim emergjent.

“Ne kemi humbur diku, na është dashur të bëjmë një ulje të shpejtë. Ne tentuam të udhëtojmë për Pekin, por për shkak të motit të keq është dashur të ndalojmë më herët”, ka thënë mesfushori Memphis Depay.