Drita ka gati edhe dy super-transfere

Vazhdimi i bashkëpunimit me 11 futbollistë dhe transferimi i tre tjerëve nuk po i mjafton Dritës.

Skuadra gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë kontratat edhe me lojtarë tjerë që ishin pjesë e klubit, duke mos përjashtuar edhe përfocimet që pritet të zbarkojnë në klubin kaltër e bardhë.

Siç merr vesh Gazeta Sheshi, dy emra të njohur mund t’i bashkohen ekipit të drejtuar nga trajneri Sadat Pajaziti. Fjala është për mbrojtësit, Alban Dragusha dhe Lapidar Lladrovci.

I pari arriti marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me Hajvalinë, por një ofertë e majme e Dritës mund t’ia ndryshojë planet. Ndërsa, Lladrovci të premten konfrimoi edhe zyrtarisht ndarjen me Kukësin dhe i njëjti është futbollist i lirë.

Në Gjilan fitet se edhe Semir Zeneli i Hajvalisë mund të kalojë te Drita. Gjithsesi, mbetet të shihet se çka do të zbulojë dita e sotme që me gjasë do të jetë atraktive për “Intelektualët”.