Lamtumirë Galatasaray, Xhemaili befason me klubin e ri (Foto)

Blerim Xhemaili nuk do të luajë më në Galatasaray, por as në Genoa, ku ishte i huazuar në edicionin e kaluar.

Reprezentuesi zviceran dëshiron të transferohet në Bologna, raporton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Xhemiali është lojtar i Galatasarayt, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2017, por nuk dëshiron të rikthehet në Turqi pas trazirave.