Van Persie bashkëlojtar me Shaqirin

Menaxheri i Stoke City, Mark Hughes, e ka konfirmuar se kanë dërguar ofertë në drejtim të Fenerbahces për sulmuesin Robin van Persie.

“Kemi dërguar oferta, por siç qëndrojnë gjërat ato s’janë pranuar, megjitatë ne ende shpresojmë”, deklaroi trajneri i “Potters”, përcjell Lajmi.net nga The Sun.

Përveç klubit nga “Britannia Stadium”, Van Persien po e kërkojnë edhe Middlesbrough, Crystal Palace dhe West Ham United.

Përkundër lëndimeve të shumta, ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit i shënoi 16 gola në sezonin e parë në Superligën e Turqisë.