Futbollisti i 2 Korrikut debuton për Hajdukun

Mbrojtësi i talentuar nga Kosova, Ardian Ismajli, debuton për skuadrën e mirënjohur kroate, Hajdukun e Splitit.

Hajduku si mysafir e mundi me rezultat 2:0 Cibalinë e Vinkovcit, në ndeshjen e parë të elitës së futbollit kroat.

Futbollisti që ende është në pronësi të 2 Korrikut të Prishtinës, luajti standard, tregoi angazhim të pashoq, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën 76.

Bashiç në minutën 18 e Kozulj (90+1’) shënuan për fitoren e Hajdukut. Rijeka, Dinamo e Zagrebit, Hajduku, Slaven Belupo, Osijeku, janë pesë skuadra që e nisën edicionin me fitore. /Gazeta Sheshi/