Conte: Hazard, në një nivel me Messi dhe Ronaldo

Antonio Conte ka marrë pseudonimin “Kumbari” – dhe i ka bërë lojtarëve të Chelsea-it një ofertë që ata nuk mund ta refuzojnë. Ish-trajneri i Italisë ka thënë se ai do ta ndihmojë yllin e ekipit Edene Hazard të arrijë në nivelet e Messi-t dhe Ronaldo-s. “Chelsea ka lojtarë që mund të jenë me të mirët në qarkullim. Mendoj se me punë ata mund të përmirësohen akoma shumë. Sepse tani ne kemi lojtarë fantastik që kanë shumë talent, por në këtë moment bota nuk mendon se ata janë në një nivel me Messi-n, Suarez, Neymar, Ronaldo-n apo Pogba. Detyra e trajnerit është të punojë me lojtarët më të mirë dhe t’i përmirësojë ata”.

Ky është një lajm i mirë për tifozët e Chelsea-it, të cilët duan ta shikojnë fantazistin belg të kthehet në forman e dy viteve më parë, kur ai fitoi çmimin si Lojtari i Vitit i Premier League. “Është e rëndësishme për ne të kemi Hazard në maksimumin e formës së tij, psikologjikisht dhe fizikisht. Kam folur me të dhe jam shumë i kënaqur që kam mundësin të punoj me lojtarë si ai. Ka shumë rëndësi për mua që të krijoj frymën e duhur brenda ekipit para fillimit të sezonit. Ai i kaluari ka qenë zhgënjyes për të gjithë, është e pabesueshme se si Chelsea e ka mbyllur kampionatin në vendin e 10-të. Kjo skuadër është mësuar të luftojë për titullin deri në fund të sezonit, të fitojë trofe dhe ta luajë në Champions”, ka thënë Conte.