Zyrtare: Belgjika shkarkon Wilmotsin

Marc Wilmots është shkarkuar nga posti i selektorit të Belgjikës.

Skuadra e filloi aventurën në “Euro 2016” si një prej favoritëve për të fituar trofeun.

Por, u eliminua në çerekfinale pas humbjes 2:1 nga Uellsi. Dhe, Wilmots e pagoi dështimin me shkarkim nga posti.

“Ne duam t’i falënderohem Marc Wilmotsit për punën e tij gjatë katër viteve të fundit. Me të si trajner, Belgjika është ngjitur nga pozita e 54-të në krye të renditjes së FIFA-së. Ai fitoi 34 ndeshje nga gjithsejtë 51, përfshirë tetë barazime. Por, Komisioni Teknik i Federatës së Futbollit të Belgjikës ka bërë një vlerësim të paraqitjes në “Euro 2016”, dhe ka konstatuar se objektivi nuk ishte arritur”, thuhet në njoftimin e Federatës së Belgjikës, përcjell “Lajmi.net”.

“Andaj, tani do të fillojë kërkimi për një selektor të ri, në mënyrë transparente. Ideja është të fillojmë ndeshjet e ardhshme në shtator me një trajner të ri”, shkruante në komunikatë.