Kuka përforcon Ferizajn

Sulmuesi kaçanikas, Enis Kuka është rikthyer te skuadra e Ferizajt pas një aventure të shkurtër në Gjermani.

Kuka njihet si sulmues i rrezikshëm dhe pritet ta ndihmojë shumë ekipin e drejtuar nga trajneri Agron Selmani.

Ky është përforcimi i parë dhe sipas faqes zyrtare të Ferizajt në Facebook, gjatë ditëve të ardhshme priten edhe përforcime tjera.

Kuka ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Ferizajn.