Pritje madhështore për “heronjtë” e Uellsit

Më shumë se 100 mijë tifozë kishin mbushur rrugët e Kardifit në Uells duke përshëndetur heronjtë e tyre, të cilët kaluan çdo parashikim në Euro 2016.

Tifozët kishin mbushur të gjithë rrugën ku ka kaluar autobusi mbi të cilin qëndrojnë Gareth Bale, e lojtarët e tjerë të Uellsit.

Uellsi, jashtë çdo pritshëmërie, arriti deri në gjysmëfinale të Euro 2016, ndërsa u eliminua nga Portugalia pas humbjes 2:0.

Megjithatë ishte një arritje e cila zor se do të përsëritet më nga kjo kombëtare, që lojtarin kryesor kishte padyshim Gareth Bale.

uellsi 2uellsi 3