Istogu – Onix, vendos komuna

Kriza për klubin e Istogut ende nuk është eliminuar. Kompania e njohur hoteliere “Onix” kishte shprehur gatishmërinë për ta sponsorizuar klubin pas largimit të kompanisë tjetër, “Trofta”, por marrëveshja ka dështuar në çastet e fundit.

Kuvendi Komuanl i Istogut ka refuzuar t’ia japë klubin Kompanisë “Onix”, kërkesë e së cilës ka qenë që skuadra që edicionin e ri garon në Ligën e Parë të bartte emrin FC Onix Istog, shkruan Gazeta Sheshi.

Ka qenë pikërisht emri që i ka penguar komunës që Istogu t’i jepet kësaj kompanie.

Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat e radhës të komunës pas largimit të Kompanisë “Trofta”, e cila me vite e kishte mbajtur klubin dhe përgjatë kësaj kohe, Istogu ishte shembull gjithandej Kosovës.