Real Madrid në garë për super mesfushorin portugez (FOTO)

Andre Gomes është kapriçoja e fundit e drejtuesve madrilien që kërkojnë ta sjellin portugezin në Santiago Bernabeu. Deri sa e gjithë vëmendja është tek e ardhmja e mesfushorit francez të Juventusit, Gomes mund të jetë blerja e parë e kampionëve aktual të Europës, transmeton Gazeta Sheshi nga Marca.

Të ineresuar për shërbimet e Gomes janë edhe shumë skuadra të njohura, në mesin e tyre edhe PSG, Juventus dhe Chelsea. Shuma që i ka vënë skuadra e Valencias për kartonin e tij kap vlerën e 65 milionë eurove, deri sa paratë nuk priten të jenë problem për këto skuadra.