Ibrahimovic “nervozon” Mourinhon, në ditën e parë në Man Utd

Zlatan Ibrahimovic mund të ketë telashe me menaxherin e tij nga Manchester United, Jose Mourinho.

Në fakt, përforcimi i ri i “Red Devils” ka një deklaratë nga e kaluara që mund të mos i pëlqejë fare portugezit.

Blerja e re e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka thënë se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Dhe, këtë fakt ai thotë se e ka pranuar edhe Ibrahimovic.

“Edhe futbollistët të cilët nuk e pëlqejnë e vlerësojnë dhe shembulli më i mirë është Ibrahimovic”, deklaroi Gundogan, përcjell “Lajmi.net”.

“E kam lexuar librin e tij dhe ai nuk e pëlqen Guardiolën. Por, ai thotë se është trajneri më i mirë me të cilin ka punuar. Është speciale për të lexuar, por ai është i sinqertë”, u shpreh ai