Përforcime në Ferizaj, ja kur fillojnë përgatitjet

Skuadra futbollistike Ferizaj, këtë edicion do të garojë në Superilgën e Kosovës, pasi që edicionin që lamë pas u renditë e dyta në klasifikim në Ligën e Parë.

Trajneri i kësaj skuadre, Agron Selmani në një prononcim për faqen zyrtare të këtij klubi, ka thënë së “barrën” kryesore në Superligë do ta bartin vetë futbollistët. Ai beson shumë tek lojtarët e tij, të cilët arritën që me punë dhe angazhim maksimal ta rikthejnë skuadrën e tyre në rangun më të lartë të futbollit kosovar.

Selmani ka paralajmëruar se në ditët në vijim do ketë dy apo tri përforcime me lojtarë të rinj, cilat synon dhe se synimi i skuadrës sonë është mesi i tabelës. Skuadra bardhekaltër përgatitjet për edicionin e ri, do t’i fillojë me 6 korrik.