Gjilani nënshkruan me futbollistin e rradhës (FOTO)

Krahas nënshkrimeve me ardhjet e reja, skuadra e Gjilani ka vazhduar edhe me rinovime. Kuq e bardhët janë dakorduar me mesfushorin Zgjim Mustafa për vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër, shkruan Gazeta Sheshi.

Kujtojmë që Mustafa është prodhim i akademisë së klubit gjilanas, deri sa viteve të fundit ka qenë njëri ndër mesfushorët më të mirë në skuadër.