LeBron fiton duelin me Donald Trump, posteri i lojtarit nuk hiqet

LeBron James është një i paprekshëm në Cleveland, sidomos tani që i dhuroi këtij qyteti titullin e parë kampion në NBA. Ai është kthyer në një simbol sportiv në Cleveland, aq sa qytetarët e këtij shteti kanë ndaluar heqjen e posterit gjigand të ylli të Cavaliers dhe në vend të tij të vihej posteri i kandidatit për president të NBA-së, Donald Trump.

Në këtë poster është LeBron James me krahët hapur, i vendosur pak metra larg “Quicken Leans Arena”, aty ku kandidati Trump do të zyrtarizojë më datat 18-21 korrik kandidaturën e tij për president të Amerikës. Ky event që organizohet në Cleveland është i rëndësishëm për këtë shtet, sidomos për të ardhurat ekonomike që ai sjell. Ndaj dhe kryetari i bashkisë së qytetit vendosi që për atë periudhë të hiqte posterin e LeBron dhe të vendoste një tjetër, por qytetarët dolën kundër këtij vendimi dhe posteri i basketbollistit nuk do të hiqet.