Ju kujtojmë premtimin e madh të Ragip Xhakës: “Do të bindeni, djemtë e mi do të luajnë për Kosovën”! (FOTO+VIDEO)

Katër vjet më parë, Ragip Xhaka, babai i vëllezërve Granit dhe Taulant Xhaka, që përfaqësojnë Zvicrën dhe Shqipërinë, kishte dhënë një intervistë për Gazetën “SPORT” në Kosovë, se djemtë e tij do të luajnë për Kosovën, pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Sot, pasi Federata e Futbollit e Kosovës është pranuar në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit, Ragipi prej disa ditësh ka ndryshuar qëndrimin e tij duke dhënë deklarata kontradiktore.

Gazeta OLLE ju sjell deklaratën e dhënë në “Sport”, kur Ragipi e kishte quajtur mafioz kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, disa ditë para ndeshjes Zvicër – Shqipëri, që luhej në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2014.

Në pyetjen se: “Graniti dhe Xherdani kanë deklaruar për mediat zvicerane se mund të luajnë për Kosovën pas pranimit në UEFA dhe FIFA”, Ragip Xhaka përmes telefonit kishte dhënë një premtim të madh për djemtë e tij.

“Jo mund të luajnë, por ju them që tani se djemtë e mi, Graniti dhe Taulant do të luajnë për Kosovën. Ata janë të Kosovës me rrënjë, nuk janë të Shqipërisë, dhe ata do të luajnë për Kosovën. Për këtë do të bindeni kur të pranohet Kosova në UEFA e FIFA”, pati thënë Ragipi.

ragoo

Disa ditë më parë, gjatë dhe pas aventurës së Shqipërisë në EURO 2016, Ragipi foli për mediat shqiptare, duke hequr dyshimet nëse Graniti ose Taulanti do të luajnë për Kosovën.

“Taulanti e ka zgjedhur Shqipërinë dhe do të rrijë me Shqipërinë. Ai nuk do ta tradhtojë kurrë Shqipërinë. Ndërsa Granit Xhaka ka konfirmuar se nuk do të luajë për Kosovën, por do të mbetet pjesë e Zvicrës”, tha ditë më parë Ragipi për Panorama Sport.

Të njëjtat fjalë për Taulantin i tha ditë më parë edhe për Express, pas lajmit se ai ka prishur marrëdhëniet me stafin e De Biasit.

Mbetet të shihet nëse Ragipi do të mbajë premtimin e dhënë, pasi të njëjtat fjalë i kishte thënë edhe në Radio Kosovë, e të cilat ditë më parë u kujtuan nga aktori i mirënjohur, Heset Maliqi – Quza, në emisionin Arena në Tribuna Channel.

 

Origjinalin e intervistës së Ragip Xhakës, të dhënë në shtator 2012, mund ta gjeni këtuhttp://www.gazetatema.net/web/2012/09/11/babai-i-xhakes-armand-duka-mafioz-qe-per-para-behet-grek/

Kronika e televizioneve shqiptare pas deklaratave të Ragipit: