Sulmi në aeroportin “Ataturk”, së paku 36 viktima (Foto)

Aeroporti “Ataturk” i Stambollit është tronditur nga dy shpërthime të njëpasnjëshme ku sipas mediave shtetërore turke kanë humbur jetën të paktën 36 persona ndërsa kanë mbetur qindra të plagosur. Guvernatori i Stambollit tha se tre kamikazë në bashkëpunim mes tyre kanë kryer sulmin.

Dy ishin të pajisur me lëndë eksplozive dhe u hodhën në erë, ndërsa i treti ka shtënë me kallashnikovë në parkimin e aeroportit si një taktikë e njohur për të shpërqendruar vëmendjen e policisë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ambulancat. Stambolli është blinduar nga siguria e lartë.