Tjetër transferim nga Hajvalia, tani nga Kombëtarja

Skuadra e femrave e Hajvalisë nuk ka të ndalur. Pas shumë përforcimeve cilësore, ekipi i trajnerit Emin Bajrami ka nënshkruar edhe me anëtaren e Vëllaznisë së Shkodrës, Lavdije Begollin.

Kosovarja që prej vitesh është anetare e Kombëtares shqiptare, ka zgjedhur Hajvalinë për t’i ndihmuar në garat evropiane, shkruan Gazeta Sheshi.

Siç dihet, skuadra kosovare për herë të parë paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Marrëveshja me lojtaren është konfirmuar nga drejtori i Hajvalisë, Xhavit Pacolli.

Ndryshe, kontratën me skuadrën e ka vazhduar një tjetër lojtare e Kombëtares, e cila është edhe pjesë e shtabit teknik, Xhemile Berisha.