Partizani barazon në Ligën e Evropës

Partizani e ka nisur me barazim kampanjën kualifikuese për në Ligën e Evropës.

Skuadra shqiptare u nda baras 0:0, me ekipin sllovak Slovan Bratislava në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”.

Ky rezultat nuk është i favorshëm për nënkampionin e Shqipërisë, pasi takimi kthyes zhvillohet pas një jave në Bratisllavë.

Për Partizanin u paraqitën dy futbollistët kosovar, Labinot Ibrahimi dhe Ylber Ramadani.