Prishtina nisi përgatitjet me një emër të ri (Foto)

Prishtina ka nisur përgatitjet për edicionin e ardhshëm.

Së pari, mirëseardhje në teshatoret e klubit, futbollistëve iu kanë uruar mirëseardhje, kryetari, Remzi Ejupi dhe nënkryetari, Ahmed Kurtolli.

“Po fillojmë një Prishtinë të re. Tani ka ardhur rasti, që më mundi mos t’ju shkoj huq. Jemi të pranuar dhe tani duam që të përfaqësohemi sa më denjësisht. Dua të luftoni një për të gjithë dhe të gjithë për një. Dua t’ju shoh të bashkuar dhe në fund të edicionit së bashku të marrim pjesë në garat ndërkombëtare”, ka thënë para futbollistëve kryetari i bordit të FC Prishtina, Remzi Ejupi, cilëve iu ka dëshiruar suksese në një edicion të mbarë.

“Ju dëshiroj mirëseardhje të gjithë futbollistëve, të vjetër të klubit, të rinjëve, të sapoardhurve e posaçërisht atyre që kanë luajtur në Ligat ndërkombëtare dhe tani janë kthyer në shtëpi dhe kanë vendosur t’i ndihmojnë klubit të zemrës. Synimi ynë dihet, është i qartë, e ai është titulli i kampionit në fund të edicionit”, ka qenë fjalimi i shkurtër para futbollistëve nga nënkryetari i bordit të FC Prishtina, Ahmed Kurtolli.

Pas matjeve që janë bërë, skuadra pa vonuar shumë, e prirë nga trajnerët, Fadil Berisha, Rabit Ahmetaj dhe Ahmet Beselica, ka nisur punën në fushën e stadiumit të qytetit. Intensiteti i stërvitjeve nuk do të jetë i lartë nga fillimi, por gradualisht do të ketë rritje ditëve në vazhdim, shkruhet në sajtin e klubit, ‘prishtinafc.com’.

Krahas përforcimeve të prezantuara, në foto shihet edhe Agon Xhaka, mbrojtësi i cili në edicionin e kaluar ishte pjesë e Llapit.

Agoni është djali i axhës së Taulantit e Granitit. /Gazeta Sheshi/

Nisin pergatitjet

Nisin përgatitjet