Franca përmbys Irlandën (VIDEO)

Franca siguron një vend në fazën çerekfinale të Europianit. Skuadra e Didier Deschamps fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Irlandës në një ndeshje që dhuroi shumë emocione që në startin e saj.

Miqtë befasuan që në minutën e parë teksa fituan një 11-metërsh pas pengimit të Long nga Pogba. Franca reagon, por luan një lojë shumë kaotike, me disa mundësi shënimi.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në fraksionin e dytë,Griezman do të ishte vendimtar duke shënuar fillimisht golin e barazimit në minutën e 58-të, ndërkohë që 3 minuta më pas ylli francez shënon një tjetër gol shumë të bukur.

Franca do të përballet me fituesin e çiftit Angli-Islandë që do të luhet nesër në mbrëmje.