Zvicër – Poloni, kjo skuadër kalon në çerekfinale

Polonia ka mposhtur Zvicrën vetëm pas ekzekutimit të penaltive në duelin e vlefshëm për 1/8 e finales. Në fakt futbollisti shqiptar Granit Xhaka ishte ftyra tragjike e kësaj ndeshjes meqenëse dështoi penaltinë e dytë për helvetët, ndërkohë polakët nuk gabuan në asnjë prej tyre, duke triumfuar kështu 5-4, pas ekzekutimit të penaltive, shkruan Gazeta Sheshi.

Ju rikujtojmë që polakët ishin në epërsi nga pjesa e parë me golin e Blaszcykowskit, ndërkohë që duelin e kishte baraspeshuar futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri.