Lojtarët e Realit kanë shënuar më së shumti në “Euro 2016”

Futbollistët e Real Madridit kanë shënuar më shumë gola se lojtarët e çdo klubi tjetër, që përfaqësohet me lojtarë në “Euro 2016”.

Këtë epitet Real Madridi e ka fituar falë Gareth Balet, që ka shënuar tre gola me Uellsin, Cristiano Ronaldos, që ka shënuar dy gola me Portugalinë dhe Luka Modriqit, që ka shënuar një gol me Kroacinë. Kjo i bie se lojtarët e Realit kanë shënuar gjashtë gola në Francë – dyfish më shumë se çdo klub tjetër në Evropian.

Por, nëse Realit i numërohen edhe tre golat e sulmuesit të Spanjës, Alvaro Morata, atëherë ngjitet në kuotën e nëntë golave. Morata së bashku me Balen janë golashënuesit më të mirë me nga tre gola për kokë. Morata ka konfirmuar kthimin e tij te Real Madridi nga Juventusi pas përfundimit të “Euro 2016”.

Pas Realit vijnë klubet si Bursaspor, Fenerbahçe, Juventus dhe Inter. Yjet e Përfaqësueses së Islandës, Wes Hoolahan dhe Robbie Brady e kanë futur Norwichin në mesin e klubeve të Premier Leagues me dy gola. Të njejtën gjë e kanë bërë edhe Dimitri Payet për West Ham Unitedin e Romelu Lukaku për Evertonin. Si Payet ashtu edhe Lukaku kanë realizuar nga dy gola në “Euro 2016”.

Skuadra e Arsenalit “ka dy gola” të shënuar përmes Aaron Ramseyt (Uells) dhe Olivier Giroudit (Francë), por kjo skuadër veçohet për diçka tjetër – për asistime.