Zbulohet qyteti i lashtë, më i madh se kryeqyteti modern

Pajisjet më të fundit teknologjike me laser kanë mundësuar arkeologët të zbulojnë qytete mesjetare të mbuluara nga xhungla, të cilët ia kalojnë kryeqytetit modern të vendit.

Qytetet mesjetare të zbuluara në Kamboxha janë nga 900 deri në 1400 vite të lashta, dhe më i madhi prej tyre ia kalon për nga përmasat kryeqytetit aktual, Fnom Pen.

Ky zbulim tregon që njerëzimi di ende shumë pak për pasurinë e historisë së Azisë juglindore.

Teknologjia e përdorur me laser, e quajtur “Lidar”, është përdorur që në vitin 1970 për të analizuar sipërfaqen e hënës.

Me zhvillimet e mëtejshme që ka marrë sot teknologjia, sistemi i instaluar mbi helikopterë mund të japë vendndodhjen dhe hartën e vendeve të lashta, me imtësi, duke parë edhe përtej bimëve të dendura të xhunglës.