Frikë për kombëtaren angleze, hoteli i banuar nga fantazmat (FOTO)

Anglezët duket se nuk po e bëjnë gjumin e qetë. Nuk është fjala për “Brexit”, votën pro daljes nga Bashkimi Europian, por për kombëtaren e drejtuar nga Roy Hodgson.

“Ai dhe futbollistët thonë se ndihem shumë mirë në hotel, përveç disa zhurmave që dëgjojnë gjatë natës. Me siguri, për momentin anglezët i tremb fantazma e shefit se sa Islanda, kundërshtarja e radhës në 1/8-at e Europianit”,-shkruajnë mediat e huaja.

 

Hoteli në të cilin është akomoduar skuadra angleze

Hoteli në të cilin është akomoduar skuadra angleze

Hoteli në të cilin është akomoduar ekipi britanik ka një histori 400 vjeçare. Në kohën e Luigjit të XIV, shefit të kuzhinës Francois Vatel i shkoi keq gjatë një shërbimi në menunë e tij dhe më pas vrau veten.

Mediat e huaja shkruajnë se fantazma e tij ndodhet ende në atë hotel dhe ky duket se është shkaku i zhurmave gjatë natës në hotelin “L’Auberge du Jeu de Paume”.