Liris Bexheti merret vesh me Llapin

Një, dy, tre, katër dhe tashmë vjen edhe i pesti. Skuadra e Llapit ka arritur marrëveshje me futbollistin e pestë dhe i njëjti pritet të prezantohet gjatë ditëve të ardhshme.

Fjala është për ish-futbollistin e Shkëndijës së Tetovës, Liris Bexheti, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të majtë.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina.

“Pas bisedave që kemi pasur, së fundmi kemi arritur marrëvëshje me Lirisin, një futbollist përspektiv në Maqedoni. Lirisi luan në mbrojtje dhe është shumë i vlerësuar në Maqedoni. Posa të mbërrijë në Kosovë do ta bëjmë edhe prezantimin e tij”, deklaroi Batatina për Gazetën Sheshi.

Bexheti është i lindur në vitin 1992, derisa ka luajtur edhe për Vllazërimin e Kërçovës dhe Gostivarin.

Llapi më parë ka transferuar edhe Rron Statovcin, Festim Krasniqin, Fuat Karabegun dhe Berat Hyseni.