Ylli Hoxha mund t’i bashkohet Besës

Futbollisti që së fundmi mbrojti ngjyrat e Flamurtarit të Vlorës, Ylli Hoxha, karrierën mund ta vazhdojë në Kosovë.

Besa e Pejës është e interesuar për mesfushorin që kishte lënë gjurmë edhe te Kukësi.

Burime të Gazetës Sheshi bëjnë të ditur se Besa dhe Hoxha janë në bisedime të avancuara dhe një marrëveshje eventuale mund të jetësohet ditëve të ardhshme.

Lojtari është kontaktuar edhe nga Prishtina.