Sot ditë vendimtare për Kombëtaren Shqiptare, na duhen këto rezultate

Dita e martë është me rëndësi të madhe për Kombëtaren Shqiptare dhe fatin e saj në “Euro 2016”. Katër përballjet e ditës së sotme do të përcaktojnë kualifikin e mundshëm të Shqipërisë në raundin tjetër.

Vëmendja e shqiptarëve duhet të jetë tek ndeshjet Irlanda e Veriut – Gjermania dhe Republika Çeke – Turqia, pasi nga këto takime varet shumë fati i Shqipërisë për t’u kualifikuar në 1/8 e finales.

Në ndeshjen që fillon nga ora 18:00 ndërmjet Gjermanisë dhe Irlandës Veriore na duhet një fitore bindëse e “pancerëve” me më shumë se 3 gola epërsi. Nga ora 21:00, shqiptarët duhet të bëjnë tifo për Turqinë pasi që fitorja e Çekisë do të zbehte shumë gjasat e Shqipërisë për kualifikim.

Kështu sot na duhet një fitore e Gjermanisë me më shumë se 3 gola dhe një barazim në përballjen Çeki-Turqi që do të ishte një hap më afër kualifikimit për Kombëtaren Shqiptare.