“Plisat” vijnë me një gjest të madh nga Franca

Tifozët e Prishtinës, “Plisat” e kanë përkujtuar njërin prej anëtarëve të tyre, Valon Rexha, i cili pak para se të niste Kampionati Evropian, ndërroi jetë nga një smundje e rëndë.

I ndjeri kishte blerë edhe biletat e ndeshjeve të Shqipërisë, por nuk arriti ta shikojë e përkrah Kombëtaren, shkruan Gazeta Sheshi.

Me këtë rast, “Plisat” e Prishtinës anëtar i të cilëve ishte edhe Rexha, e kanë përkujtuar shokun e tyre nga Franca, duke veshur fanella të Kombëtares shqiptare me mbishkrimin prapa që i kushtohej Valonit të ndjerë.